Atetiko Madrid u kualifikua për në fazën çerekfinale të Champions-it pasi mundi 0-1 Mançester Junajtidin.
Një fitore e madhe për të besuarit e Diego Simeones, që me të drejtë po festojnë. Megjithatë jo të gjithë janë të lumtur.
Në momentin që Simeone po dilte nga fusha e lojës, tifozët e Junajtidit shpërthyen ndaj tij duke i hedhur sende ndërsa trajneri ja fuste me vrap për në tunel.
Normalisht nervat e lojës janë të freskëta, pasi tifozët prisnin një përfundim tjetër të sfidës.