Momenti i arrestimit të ish-ministrit Ilir Beqaj (VIDEO)

Ky është momenti kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shkon në Drejtorinë e Policisë. Beqaj u vu në pranga në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe fshehje e pasurise, në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) nga BE.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Beqaj shfaqet me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivët e Policisë, teksa shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai u arrestua bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ermal Kurtulaj si dhe shtetasin Alfred Nikolla.

 

 

Pasi Ilir Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

Ermal Kurtulaj, ka njohje të hershme me Ilir Beqajn që datojnë në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+, duke vazhduar më pas në vitin 2015 në FSDKSH, ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetë shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas me krijimin e agjencisë SASPAC, si i punësuar në projektin Eusair Facility Point.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i caktuar atij masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat mbi aferën e sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.


Shtuar 4.07.2024 10:15