Momente tragjike! Pamjet e fundit kur 7-vjeçarja përplaset për vdekje nga kamioni (FOTO LAJM)

Janë publikuar pamje nga aksidenti në Greqi ku një kamion ka shtypur për vdekje një vajzë të mitur vetëm 7 vjeçare dhe u plagos kushërira e saj 12 vjeçare.

Mediat greke, kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat kanë filmuar momentin kur dy vajzat të shoqëruara nga një grua po kalonin në vijat e bardha.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:45 dhe ndërsa vajzat të shoqëruara nga halla kalonin rrugën, e pikërisht në këtë moment një kamion është nisur me shpejtësi duke marrë përpara të miturën që humbi jetën në vend.

Babai i vajzës ka folur me lot në sy për mediat duke thënë se së fundmi ka humbur vëllain dhe vjehrrën, por kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë dikujt, ndërsa bëri me dije dhe vendimin për t’i dhuruar organet e saj.

 


Shtuar 8.07.2021 22:22