Ditën e sotme është mbajtur raundi i parë i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel ku ishte i ftuar edhe Joseph Borrell.
Por në nisje të këtij takimi është vënë re dhe një moment i sikletshëm pasi në momentin që liderët janë ulur në tavolinë. Borrel i ka zgjatur dorën për ta përshëndetur por presidenti serb nuk ia zgjat dorën duke krijuar një situatë të pakëndëshme që përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme europiane Joseph Borrel e kaloi me diplomaci.
Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian./albeu.com