Ka nisur procesi i numërimit edhe në Himarë, një nga bashkitë më të kontestuara në këto zgjedhje lokale.
Teksa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndodhet pas hekurave me akuzën për shit-blerje të votës, rivali i tij po fiton bindshëm.
Kandidati socialist Jorgo Goro ka marrë deri tani 255 vota, ose më shumë se 94%.
Ndërkohë, Beleri ka marrë 15 vota, përkthyer në 5.56%.