“Moj zonjë nuk është parlamenti dyqani yt”, Berisha përplaset me Nikollën

Rezoluta e paraqitur në Kuvend nga deputetët mbështetës të “Rithemelimit” ka sjellë sërish përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Berisha akuzon Nikollën se e trajton Kuvendin sipas urdhërave të marra nga Edi Rama dhe se po nxit konfliktualitet.

Ndërsa, Nikolla u shpreh se në Konferencën e Kryetarëve u vendos që t’i drejtohen Kuvendit të gjitha grupet parlamentare me një projekt rezolutë të përbashkët.

Replikat

Berisha: Nuk keni asnjë tagër përvec mosluajalitetit të plotë ndaj këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë.

Nikolla: E kemi sqaruar

Berisha: Jo nuk ke sqaruar asgjë.

Nikolla: Duhet të shkojmë me një projekt rezolutë të unifikuar

Berisha: Ju shkruani rregulloren e parlamentit, kryeni krim se shkelni ligjin e parlamentit. Ligji përcakton cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Sipas këtij ligji rezoluta brenda 3 ditësh shqyrtohet në kryesine e parlamentit. Rezoluta për genocidin e krimet e barbarëve serbë ka tre javë që pret të shqyrtohet. E në fund moj zonjë nuk është parlamenti dyqani yt.

Se tha një filan deputet që këtë rezolutë ta dërgojmë në komisionin e jashtëm
por ligji i parlamentit…Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive të padenjë sipas urdhrave që merr nga Edi Rama, e këtu sa rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament e bëni më disfunksional.  Pse u djeg ju dënimi i genocidit serb në Kosovë
apo se padroni

Nikolla: Dëshira juaj për të bërë punë të nxituar e pa dakordësi kërkon përgjigje.

Berisha: Je në provokatore e paskrpullt, provoon nje parlament, nje opozitë, nje popull opozitar.

Nikolla: Dua ta sqaroj për të mos pasur asnjë sensibilitet negativ për cështjen.

Konferenca e kryetareve e ka marrë në shqyrtim e ka dakordësuar që të kemi rezolutë të dakordësuar nga gjithë palet e t’ja paraqesim Kuvendit, gjithë të tjerat janë abuzime