Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Rrit rolin tonë politik dhe ushtarak

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e nisjes së punimeve për bazën e re ajrore të Kuçovës, a deklaruar se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë aleancë.

“Për ne ky lajm ishte shumë i mirëseardhur. Jo vetëm krijonte këtë vlerë të re në të gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozitën tonë në aspektin gjeografik, politik dhe ushtarak.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm për masën e vendit tonë dhe për volumin e kontributit tonë në raport me vendet e tjera por falë edhe punës së përbashkët që është realisht një punë që e ka çuar bashkëpunimin me SHBA-në në një nivel tjetër por edhe falë mbështetjes që ne gjejmë nga SHBA-të ne po vetëdijesohemi çdo ditë e më shumë se nëse investojmë në mënyrë inteligjente dhe nëse adresojmë në rrugën tonë të forcimit dhe njëkohësisht të rritjes së cilësisë së forcave tona ushtarake ashtu siç duhet ne mund të jemi vlerë e shtuar për NATO-n edhe me projekte të tjera. Sot po shohim të realizuar një projekt që fillimisht u përqesh si lajm pasi ishte i mos besueshëm për të gjithë kur 3 vite më parë u bë publik”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 11:55