Mjeku i njohur Petrit Vargu shquhet për deklaratat e tij kritike ndaj qeverisë dhe Komitetit të Eskpertëve të cilët janë marrë me manxhimin e pandemisë Covid-19.
Këtë herë ai ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke ironizuar se është arsyeja pse njerëzit janë detyruar të shkojnë jashtë.
Postimi i Plotë
Z.Rama, nuk t’i kuptoj dot këto lëvizje të mëdha të humorit dhe ideve. Kur more P.S-në, doje timonin dhe tepsinë vetëm. Tani, papritur, na ke dalë me teorinë e mbajtjes së timonit, por ndarjes së tepsisë. Kjo pasi ideja jote që bashkëpunimi nuk ka kushte dhe Basha nuk është lider, e nënkupton këtë gjë.
Ne e kuptojmë që masskra elektorale është e madhe dhe ti do që të qetësosh ujrat.
Por tashmë ti ke kaluar në ekstrem. Askush si ti nuk ka vjedhur votat, askush si ti nuk e ka shkatërruar ekonominë me P.P.P., askush si ti nuk i ka pushuar njerëzit nga puna dhe nuk i ka detyruar që të shkojnë jashtë. I gjendur i vetëm dhe në ekstrem ti do që të njehsohesh me armatën e madhe të atyre që iu ke shkatërruar jetën. Por ti harron që vija e kuqe që ti deklaron, është pranë teje, por është larg nesh dhe askush nuk largohet nga turma jonë për t’u bashkuar me atë pakicë që ne e kemi për ofendim të kooptohemi.