Mjeku i Biden: Presidenti gëzon shëndet të mirë

Presidenti i SHBA Joe Biden, vazhdon të jetë i aftë për të kryer detyrën. Në këtë përfundim, ka dalë mjeku i tij pas kontrollit të zakonshëm mjekësor që ai ju nënshtrua të mërkurës.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit në një dokument prej 6 faqesh mbi shëndetin e Kreut të Shtëpisë së Bardhë, detajon se presidenti po përshtatet miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit.

Mësohet gjithashtu, se ai ka përjetuar disa shqetësime në ije por ai merret me ushtrime fizike pesë ditë në javë.

Ndër të tjera, në dokumente nënvizohet se gjatë vizitës mjekësore të këtij viti, nuk janë identifikuar probleme të reja shëndetësore.

Kontrolli mjekësor i Presidenti Biden në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed, zgjati më shumë se dy orë e gjysmë.

Kontrollet mjekësore të këtij viti vijnë ndërsa Biden, dhe ish-presidenti republikan, Donald Trump, përgatiten për një ripërballje të mundshme në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Si mosha e Biden, ashtu edhe ajo e Trump, është vënë në dukje nga kandidatja republikane Nicki Haley, e cila thotë se të dy janë shumë të moshuar për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë.


Shtuar 29.02.2024 15:53