Mjekia jep detaje tronditëse nga shpërthimi në Velipojë: Janë djegur në 90% të trupit

Detaje tronditëse bëhen me dije nga shpërthimi i bombolës në Velipojë ku katër pjesëtarë të një familjeje janë plagosur rëndë.

Punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, bën me dije se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se tre vajzat e reja dhe i mituri kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit.

Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja.


Shtuar 4.07.2021 08:56