Mjekët pohojnë: Nëse bëni këtë gjë çdo ditë, mund të ulni rrezikun e infarktit

Një fakt që shumë njerëz harrojnë është se sa e rëndësishme është cilësia e gjumit për shëndetin.

Këtë e vërtetojnë studime të shumta që kanë arritur në të njëjtin përfundim: më shumë se 70 për qind e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru mund të parandalohen, me kusht që njerëzit të flenë aq sa duhet!

Studiuesit ndoqën 7203 njerëz të shëndetshëm mbi moshën 50 vjeç për dhjetë vjet, duke i vlerësuar ata nga zero në pesë për gjatësinë dhe cilësinë e gjumit të tyre.

Rreziku i sulmit në zemër dhe goditjes në tru ishte 75 për qind më i ulët tek ata që kishin pushuar sesa tek ata që ishin më të lodhurit.

Rreziku ra me 22 për qind me çdo rritje të pikëve të gjumit, u raportua në takimin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Barcelonë.

Profesor James Leiper, nga Fondacioni Britanik i Zemrës, beson se një gjumë i mirë i lejon trupit të pushojë, gjë që relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut.

Megjithatë, ka mënyra të tjera që gjumi i dobët mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru, duke përfshirë rritjen e inflamacionit dhe ndikimin në zonën e trurit që kontrollon nivelet e hormoneve të stresit.

“Mekanizmi, për mendimin tim, është një aktivizim jonormal i përgjigjes ndaj stresit si pasojë e nevojës për të kapërcyer mungesën e gjumit. Ajo që ne dimë është se atëherë keni rritje të presionit të gjakut, reagime të ndryshuara imune, inflamacion, që në afat të gjatë mund të çojë në një rrezik më të lartë të goditjes në tru dhe sulmit në zemër”, tha profesor Russell Foster.

Shtuar 30.08.2022 15:34