“Mjekët e Kosovës do vaksinohen në Kukës”, Zemaj hedh poshtë deklaratën e Ramës: Kemi hartuar një plan

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj nuk e ka komentuar deklaratën e Ramës se stafi shëndetësor i Kosovës do të vaksinohet në Kukës.
 
Zemaj thotë se prioritet për Kosovën është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, dhe Kosova ka plan të sajin të hartuar se si do të zhvillohet.
 
Nga kjo përgjigje nuk kuptohet nëse Kosova do të pranojë ose jo thirrjen e Ramës, duke ditur që ende aty s’ka ardhur as doza e parë e vaksinës ndaj COVID-19.
 
“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin. Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar Zemaj për koha.net.

Shtuar 13.03.2021 05:03