Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzoi jashtë Kuvendit kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në çështjen “McGanigal” deri në fyt.
“Tentuan të asgjësojnë pluralizmin në vend me seancën e sotme. Të tilla veprime, parlamenti nuk i kishte parë kurrë dhe asgjë nuk do të jetë normale. Rama u përmend 14 here në dëshminë penale. Do i trajtojmë si banditë, ashtu si e meritojnë. Tmerri nga e vërteta dhe mbushja e Edi Ramës deri në grykë, i kapur në flagrancë, për çështjen “McGanigal”. Ky është i vetmi kryeministër që korrupton zyrtarë të lartë. Çlirimi i popullit është detyra jonë. Do të bëhet me të mirë dhe të keq, me të gjitha fortat. Mund t’ia lëmë në dorë vendin këtij shteti pengmarrës.”, tha Vasili.
Të lidhura
None found
Seanca plenare e sotme u zhvillua me tensione e debate mes deputetëve të PD-së dhe Berishës.
Me kaosin që solli bllokimi i Foltores në Kuvend nga Sali Berisha dhe opozita në tërësi, Lindita Nikolla ka kaluar direkt në proces votimi për rendin e ditës.
Teksa deputetët e mazhorancës miratuan projektligjet , deputetët demokratë bllokuan foltoren, ndësra merrnin fjalën njëri pas tjetrit në rrjetet sociale.
Me në krye Berishën, i cili u përjashtua nga seanca e sotme për shkak se bllokoi foltoren.
Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike depozituan sot kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në senacën e sotme parlamentare. Por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca e cila votoi kundër ndryshimit të rendit të ditës.
Pas kësaj Berisha refuzoi kategorikisht të lironte foltoren. E për rrjedhojë pas disa paraljmërimeve nga kryetarja e Kuvendit, ai u përjashtua nga seanca parlamentare e sotme.
“Turp!”, dëgjohet të thonë deputetët njëzëri, ndërsa kërkojnë praninë e Ramës në Kuvend. Jashtë Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se Rama duhet të japë llogari. /Albeu.com/
