Ambasada e Rusisë do jetë pjesë e ekspertizës mjeko-ligjore që do të mbahet mbi vdekjen e katër turistëve rusë hotelin në Qerret të Kavajës.
Një çift bashkëshortësh, vajza e tyre dhe bashkëshorti i saj kishin ardhur në vend të dielën e shkuar bashkë me katër turistë të tjerë rusë.
Ditën e djeshme, ata kanë qenë në Maqedoninë e Veriut, në Ohër e në kthim kanë ndaluar në qytetin e Librazhdit. Në mbrëmje ata kanë ardhur në hotelin në zonën e Qerretit dhe janë futur në sauna duke e porositur punonjësen e hotelit që të mos i shqetësonte njeri.
Mjedisi raportohet se ka qenë i ajrosur duke qenë se turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësime shëndetësore. Ata u gjetën të vdekur në saunën e hotelit, ndërsa prokuroria ka nisur menjëherë hetimet./albeu.com