Miratohen ndryshimet statutore, Bardhi dhe Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë! Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në Këshillin Kombëtar të PD

Kryesia e Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit ka vendosur të miratojë ndryshimet statutore, duke i hapur rrugë kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe nënkryetarit të Parlamentit, Agron Gjekmarkaj të emërohen automatikisht nënkryetarë partie.

Ndryshimet statutore janë miratuar pas tre orësh debat.

Sakaq janë zbardhur disa nga diskutimet që janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka deklaruar në fjalën e tij se këto ndryshime janë shumë të rëndëishme për shkak të ndikimit që do ketë tek qytetarët.

Sipas tij, ndryshimet e reja kanë në thelmb bashkimin e demokratëve.

“Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime per ndryshime statutore.

Këto ndryshime janë domosdoshmeri per bashkimin e PD. Efekti bashkimit ka ndikim të madh jo vetem tek anëtarësia por edhe te qytetarët.

Sot propozojmë ndryshimin statutor që u diskutua dhe në Kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Ky ndryshim është  konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në Kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi”, tha Paloka.

Por anëtarja e Këshillit Endira Bushati i ka kërkuar llogari Palokës, për mosvënien në dijeni të rendit të ditës.

“E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media.

Ju thatë me propozim të Kryesisë bëjeni transparente vendimarrjen, opinionet pro ose kundër.

Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”, tha Bushati.

Ndërsa deputeti Flamur Noka e thuri theksin te zgjedhjet në disa degë të partisë, të cilat drejtohen nga kryetarë të komanduar.

“Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional nË 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit.

Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia”, tha Noka

Deget ku do bëhen zgjedhje:

Malësi e Madhe

Lezhë

Kurbin

3 degë të Qarkut Durrës

Peqin

Mallakastër

Lushnje

Devoll

Kuçovë

Poliçan

Këlcyrë

Kamëz

Bulqizë./albeu.com

 


Shtuar 5.03.2024 18:20