Një restorant që gatuan biftek po konkurron restorantin e famshëm të Nusret.
Ai po gatuan biftekun e famshëm me ar të Nusret për 500 Euro më pak.
Reakless Steak and Lobster House në Portsmouth u ofron klientëve biftekun më trend në Instagram për 500 euro më pak. Pronari Scott Mattheës mendon se Salt Bae duhet të ketë një fitim të madh nga biftekët, edhe pse ato kanë shije të njëjtë me të tijët.
“Shumë vende nuk do ta bëjnë këtë sepse kushton tre herë koston e mishit për ta lyer atë me ar, ne vendosim 20 deri në 25 gjethe në secilën. Për të, kjo do të jetë rreth 500 euro fitim në secilin biftek. E di që Londra është pak më e shtrenjtë, por 500 euro më shumë për një biftek? është saktësisht e njëjta gjë këtu – ata përdorin të njëjtin lloj të nënprodukteve të mishit nga ku marrim tonat. Ne ndjekim gjithçka në trend dhe e vendosim direkt në menunë tonë”, tha 35 vjeçari./albeu.com