Ministrja merr vendim për shkollat në qarkun e Tiranës

Data 25 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës.

Ky vendim në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, shkruan ministrja./albeu.com/