Komandanti u shpëtua nga një gomone! Mbytja e anijes në brigjet e Barit, konfirmohen 2 të vdekur dhe ende 3 të zhdukur

Një rimorkiator nga Ankona u mbyt mbrëmë në ujërat e Adriatikut 50 milje larg brigjeve të Barit.

Deri më tani raportohet për dy të vdekur dhe tre persona të zhdukur. Viktima e dytë u gjet pak minuta më parë, ndërsa komandanti shpëtoi.

Ky është rimorkiatori “Franco P” i kompanisë Ilma, i cili u nis mbrëmë për të mbërritur në Shqipëri, ku duhej të tërhiqte një ngarkesë me 9 persona.

Por diçka shkoi keq, pasi ngarkesa u shkëput ndërsa anija u mbyt.

Nga sa mësohet, skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po hasin me vështirësi në vendin e fundosjes për shkak të erës shumë të fortë. Komandanti u gjet në një gomone, ndërsa nga Autoriteti Portual i Barit po kryhen kërkimet për tre personat e zhdukur./albeu.com/