Ministrit austriak të Financave i hiqet patenta për tejkalim shpejtësie

Ministrit austriak të Financave, Magnus Brunner i është pezulluar patenta e shoferit për një muaj pasi ai u kap me shpejtësi në makinën e tij ministrore, tha sot ministria e tij.

Bruner, 51 vjeç, po ngiste BMW-në në një rrugë në qytetin e Dornbirn, Vorarlberg, me një shpejtësi që tejkaloi kufirin e shpejtësisë prej 80 km/h me të paktën 50 km/h kur policia e ndaloi të shtunën në mëngjes, tha ministria e Financave.

“Gjatë një takimi personal, Ministri i Financave Magnus Brunner nuk i kushtoi vëmendje një kufiri të përkohshëm të shpejtësisë”, tha ministria në një deklaratë, duke refuzuar të thotë saktësisht se çfarë shpejtësie po ngiste ministri.

“Ministri i financave shpreh keqardhje për incidentin dhe kërkon falje ”, shtoi deklarata.

Edhe pse ministrat në Austri kanë shoferë për t’i çuar në takimet zyrtare, ata lejohen të drejtojnë vetë makinat e tyre ministrore për përdorim privat, theksoi ministria. E shtuna ishte festë publike në Austri.

Pezullimi i lejes së drejtimit për një muaj është dënimi për tejkalimin e shpejtësisë me më shumë se 50 km/h në Austri, me përjashtim të qyteteve, ku kufiri i shpejtësisë tejkalohet me të paktën 40 km/h.


Shtuar 9.01.2024 18:17