Më shumë se 30,000 ushtarakë rusë janë tërhequr përtej lumit Dnieper në bregun lindor të tij, ka bërë me dije agjencia ruse e lajmeve Interfax, sipas informacioneve të dhëna nga ministria e mbrojtjes e vendit.
Raporti i Interfax erdhi pasi ministria e mbrojtjes tha më herët të premten se kishte përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Kherson, i cili ndodhet në anën perëndimore të lumit.
Ministria pretendoi se nuk kishte mbetur pas asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ushtar.