Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: Sa vaksinime janë kryer deri më tani

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në faqen zyrtare ka publikuar të dhënat ku tregohen sesa vaksinime janë kryer deri më tani.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 680,083 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Prej tyre, 223,103 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 18.05.2021 10:49