Ministria e Shëndetësisë kërkon ndërprerjen e kontratave për mjekët specializantë në këto qarqe

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka urdhëruar ditën e djeshme Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të ndërpresin kontratat me 1000 mjekë specializantë.

Ky urdhër, referohet për operatorët shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Përmes një shkrese zyrtare, ministria kërkon që këto institucione të ndërpresin kontratat për të gjithë, teksa theksohet se punësimi i tyre bëhet vetëm me miratimin e ministrisë.

Shtuar 18.06.2021 17:59