Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë konfirmon se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri. Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se pala shqiptare ka nënshkruar dhe 13 marrëveshjet gjenden në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet një postimi në Twitter se qeveria shqiptare ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të firmosur 13 marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët mes 2 qeverive.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Kurti, përmes një deklarate në media, u shpreh se nuk do të zhvillojë takim me Ramën pa u zhvilluar mbledhja mes dy qeverive, e cila ishte planifikuar më 14 qershor, por u anlua nga kryeministri shqiptar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës./albeu,com.