Ministri rus i emergjencave vdes gjatë stërvitjes në Arktik

Ministri rus i Emergjencave Yevgeny Zinichev ka vdekur në një aksident gjatë një stërvitjeje të madhe të mbrojtjes civile Arktike.

Ministria tha se Zinichev, 55 vjeç, ka vdekur në Norilsk ndërsa përpiqej të shpëtonte jetën e dikujt.

Mediat ruse shkruajnë  se ministri u përpoq t’i shpëtonte jetën një kameramani që ra nga shkëmbi gjatë një interviste.

“Kameramani ishte buzë një shkëmbi. Ai rrëshqiti dhe ra në ujë. Zinichev nxitoi për ta shpëtuar, por kur u hodh në ujë u përplas në një shkëmb që i morit jetën”, raporton Margarita Simonyan, drejtuesja e transmetuesit rus RT.

Nga ngjarja vdiq edhe kameramani i identifikuar si Alexander Melnik, 63 vjeç.

Zinichev kishte qenë ministër i Emergjencave që nga viti 2018 dhe për vite thuhet se ishte një anëtar kyç i sigurisë së Presidentit Vladimir Putin./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 15:21