Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencën e përbashkët me homologen sllovene Tanja Fajon, tha Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave me qëllim integrimin në BE.
Sipas Hasanit, qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim
“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave. Përparim të vazhdueshëm është bërë në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, tha ministri Hasani.
Sllovenia, është avokate e fuqishme për perspektivën tonë evropiane dhe të rajonit, tha ministri Hasani.
“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik. Angazhim i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh ministri, duke theksuar potencialin për forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve mes dy vendeve.