Ministri grek takon Ramën, zbulon fokusin e bisedimeve

Ministri grek Nikos Dendias ka zhvilluar sot takim dhe me kryeministrin Edi Rama në kuadër të vizitës në Tiranë. Ai ka bërë një postim në Twitter ku shkruan se biseda ishte e fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë , u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias.

 

Kujtojmë se në konferencën me ministren e Jashtme Olta Xhaçka tha: “Është e rëndësishme si ne do të përshpejtojmë hapat për të përmbushur mënyrën teknike që të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës. Aprovimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.  Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese se do na çojë në pasoja të dyfishta. Ne konsiderojmë se minoriteti grek dhe ai shqiptar atje janë urë lidhëse prandaj ne referuam çështje që u përkasin këtyre dy grupeve. Është e rëndësishme që ne ramë dakord që ti vendosim në një intinerar zgjidhjesh këto çështje. Kisha gëzim të takoj anëtarë të minoritetit grek në Himarë”./albeu.com


Shtuar 23.05.2022 14:03