Ministri falenderon veten në rrjetet sociale: Faleminderit Arben (VIDEO)

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ditën e sotme kanë zhvilluar një takim në njësinë Nr.4 në kryeqytet në kaudër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo që bëri “çudi” ishte mbishkrimi i vendosur në videon e takimit të cilën Ahmetaj e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Faleminderit Arben Ahmetaj për gjithë punën e jashtëzakonshme me rindërtimin pas tërmetit– shumë krenar për transformimin e Njësisë 4!”– shkruan Arben Ahmetaj në “Facebook”.

Na ndajnë vetëm 20 ditë nga dita e zgjdhjeve teksa vijojnë fushatën edhe pse disi të cunguar si pasojë e pandemisë.


Shtuar 5.04.2021 12:04