Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, reagon pas publikimit të Unicef mbi varfërinë dhe kequshqyerjen e fëmijëve shqiptarë dhe bën thirrjen ndaj mazhorancës socialiste, që të votojnë pa humbur kohë propozimin e PD-së për minimumin jetik, propozim i paraqitur në Kuvend që prej qershorit 2023.
Sipas tij, një në dy fëmijë sot është i uritur me pasoja të pallogaritshme në të tashmen dhe të ardhmen e vendin tonë.
Postimi i Telitit:
Shqipëria nuk do arrijë për të paktën 2-3 dekada standardet e jetesës së vendeve të zhvilluara europiane, por të flasë e të diskutosh për kafshatën e bukës në vitin 2024 është sa e trishtë po aq e pabesueshme për një vend që aspiron për tu integruar në BE.
Të dhënat e fundit të Unicef nxjerrin lakuriq si mbretin ashtu edhe “mbretërinë” e tij të propagandës së pamëshirshme, e denjë për vende si Koreja e Veriut.
Një në dy fëmijë sot është i uritur dhe i kequshqyerja, me pasoja të pallogaritshme në të tashmen dhe të ardhmen e vendin tonë.
Aty e kanë propozimin e PD-së mbi vendosjen e minimumit jetik, mbi një vit që fle gjumë ky propozim në sirtarët e Kuvendit.
A ka vullnet mazhoranca socialiste për ta miratuar minimumin jetik?
A ka vullnet mazhoranca për të luftuar varfërinë?
A ka vullnet për të rritur një brez të mirë ushqyer njësoj si fëmijët e vendeve të tjera?
Kohë për të humbur nuk ka, çdo ditë që kalon pa miratuar minimumin jetik aq më të mëdha janë pasojat negative.