Mimi Kodheli publikon foton nga koha në fakultet: Mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino

Ish-ministrja dhe deputetja e PS, Mimi Kodheli ka shkruar një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Teksa ka publikuar një foto nga rinia, në kohën kur kanë qenë shokë klase në fakultet, Kodheli shkruan se Fino ka qenë një mik në ditë të mira e të vështira.

“Ja ku jemi të dy, shokë të një klase fakulteti. Mbetëm deri sot të tillë, por jam e sigurt do takohemi sërish. Lamtumirë shok i kohërave të vjetra e moderne, mik i ditëve të mira e të vështira, Bashkim Fino. Do na mungosh të gjithëve, por më shumë Dianës së dashur. Lamtumirë e shihemi në kohë më të mira!”, shkruan Kodheli.

Bashkim Fino humbi betejën me koronavirusin mëngjesin e kësaj të hëne në moshën 58 vjeçare.


Shtuar 29.03.2021 10:01