Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbi Milorad Dodik ka telefonuar ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov.
Lajmin e bëri të ditur vetë Dodik përmes një njoftimi.
Ata kanë folur për marrëveshjen mes Dodikut dhe Putinit të vitit të kaluar ndërsa kanë deklaruar hapur se do të kundërshtojnë çdo rishikim të Marrëveshjes së Dejtonit.
“Është konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për respektim të rreptë të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën, për të kundërshtuar përpjekjet në rritje për të rishkruar parimet e OKB-së të përfshira në to dhe në marrëveshjen e BE-së dhe NATO-s në dëm të popullit të Republikës të Serbisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse nën Bosnje-Hercegovinë.
“Për bisedën telefonike të Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me anëtarin e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, serbin Milorad Dodik. Me iniciativën e palës së Bosnje-Hercegovinës, u zhvillua një bisedë telefonike e Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov me një anëtar të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbin Milorad Dodik. Një shkëmbim mendimesh për zbatimin e marrëveshjeve të bëra pas takimit të Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe Milorad Dodik në Moskë në dhjetor të vitit 2021. Janë planifikuar hapa për intensifikimin e përpjekjeve në këtë drejtim.
Është konfirmuar angazhimi i ndërsjellë për respektim të rreptë të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjë-Hercegovinën, për të kundërshtuar përpjekjet në rritje për të rishkruar parimet e OKB-së të përfshira në to dhe në marrëveshjen e BE-së dhe NATO-s në dëm të popullit të Republikës të Serbisë. Shpjegimet e hollësishme të palës ruse në lidhje me situatën rreth Ukrainës, arsyet e vendimeve përkatëse të marra nga udhëheqja e vendit tonë u pritën me mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse në Bosnje Hercegovinë.