Mickoski: VMRO-DPMNE është për zgjidhje, por jo në dëm të identitetit maqedonas

Shteti ka Qeveri e cila refuzon konsensus për çështjen më të rëndësishme e cila për momentin e prek vendin, ndërsa refuzimi vetëm flet se në dukje është një zgjidhje shumë më e gjerë vetëm nga ndryshimi i Kushtetutës në të cilën duhej të përfshihet pakica bullgare në Maqedoni, theksoi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.

Ai në fjalimin në Ohër ku llogaridhënie në tre muajt e parë të mandatit dhanë gjashtë kryetarë tha se “zgjidhje më të gjerë nënkupton hyrje në histori dhe gjuhën maqedonase me çfarë direkt preket identiteti maqedonas, si dhe se VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojë, “një identitet të tillë të shpersonifikimit.

Duke e komentuar gjendjen aktuale në marrëdhëniet e jashtme të shtetit Mickoski tha se për të pestin vit radhazi edhe përkundër të gjitha lëshimeve shteti është jashtë portave të BE-së.

“Kontesti me Bullgarinë krijuesi i të cilit është zaevizmi është një pengesë e pakapërcyeshme për këtë Qeveri. Aktiviteti kryesor i Kovaçevskit në periudhën e kaluar është fotografimi me Petkovin de takimet me Zaevin. Për këtë të fundit nuk na duhen dëshmi, shihet nga politikat e Kovaçevskit – të gjitha ato politika janë fytyrë praktike dhe prapa të të njëjtës politikë e cila bindshëm u mposht dy herë në zgjedhjet lokale, të njohura në opinion si zaevizëm”, tha Mickoski.

Problemin e sheh në atë që “shteti ka Qeveri e cila refuzon konsensus për çështjen më të rëndësishme e cila për momentin e prek vendin”, siç tha, ajo dorë e shtrirë për secilin burrështetas dhe kryeministër veçanërisht kur kjo vjen nga opozita siç e bëmë ne do të ishte e pranueshme sepse kjo është një sjellje e përgjegjshme dhe do të ishte përforcim të argumenteve në negociatat me fqinjin tonë lindor”.

Micksoki tha se rrugëdalja nga gjendja e ndodhur është masiviteti, patriotizmi i ri, bashkimi në luftën për një të ardhme të përbashkët./zhurnal


Shtuar 23.02.2022 18:11