Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se VMRO-DPMNE-ja do ta mbështeste Afrim Gashin si mandatar të ri në Qeveri vend të Dimitar Kovaçevskit, me kusht që pastaj vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Këtë mund ta shohim nëse inkurajohen dhe e përkrahin idenë e VMRO-DPMNE-së që të dalim në zgjedhje. Që të ndihmojmë, siç thoni ju, për shkak se Pendarovski kërkonte 61 nënshkrime, të qëndrojmë me 61 nënshkrime prapa emrit të Afrim Gashit dhe Afrim Gashi në vend të Dimitar Kovaçevskit të jetë mandatari i ardhshëm”, tha mes tjerash Mickoski.
Mickoski tha se pret që ky propozim të mbështetet edhe nga opozita shqiptare.
“Pres që edhe opozita shqiptare ta mbështes këtë propozim dhe pres që edhe Ali Ahmeti dhe BDI do ta propozojnë dhe ta mbështesin Afrim Gashin në vend të Dimitar Kovaçevskit për mandatar të ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë, nëse nuk kanë 61 deputetë, VMRO-DPMNE-ja do të jetë në dispozicion që të kenë 61 deputetë, që t’i mundësojmë Afrim Gashit që të lëviz dhe ta zgjidh krizën energjetike dhe ekonomike”, deklaroi mes tjerash Mickoski./tv21