Gjatë një konference për media, kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjeve edhe për negociatat që po zhvillohen me partnerët e koalicionit në lidhje me rikonstruimin e Qeverisë.
Ai bëri të ditur se takimet e deritanishme kanë qenë konstruktive, ndërsa shtoi se edhe gjatë kësaj jave pritet të ketë një tjetër takim, për të cilin beson se do të jetë përmbyllës, përcjell SHENJA.
Të lidhura
None found
“Gjatë javës pres që këto të formalizohen edhe gjithë ajo edhe me emra dhe me specifikat tjera. Përndryshe po, ka opsione për ndryshime të resorëve, dhe po, kemi biseduar”, deklaroi Mickoski.
