“M’i mbushe krahët kur erdhe në jetë”, Aurela Gaçe urim të ndjerë së bijës për ditëlindje (FOTO LAJM)

Sot, vajza e divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçes, feston ditëlindjen.

Këngëtarja i ka bërë një urim të ndjerë së bijës Grace, e cila mbush 11 vjeç.

“Dashuria jonë Grace .

Gëzuar ditëlindjen shpirti jonë.

11 vjet me ty.

Lus Zotin të kesh jetë të gjatë e ne të jemi gjithmonë pranë teje  çdo ditë të jetës

Mi mbushe krahët kur erdhe ne jetë. Sot, sigurisht nuk të ngre më dot në krahe si në këtë foto kur ishe bebe ( edhe nje vit e ma kalon?) , por mami e babi të mban tek zemra me dashurine më të madhe që mund të ekzistojë.”, shkruan ajo./albeu.com


Shtuar 13.11.2022 23:53