Meta: Zgjatja e vettingut është kosto e rëndë, opozita të dalë hapur

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar zgjatjen e procesit të vettingut si një kosto të rëndë dhe stoi se Komisioni i Venecias ka sugjeruar që procesi të jetë i shpejtë sepse krijon pasiguri.

“Venecia mund të thotë zgjateni 500 vjet ca problemi kemi ne si Venecia… Në Variantin e parë  Venecia kishte 2 paragrafë shumë të rëndë për vetingun, përsëri në variantin e fundit ka qenë mjaft kritike që të ndërhyhet shpejt dhe kjo çështje të mos zvarritet. Venecia për vetingun ka thënë të jetë i përkohshëm dhe të bëhet shpejt sepse krijon pasiguri në sistem. Nëse opozita do ta votojë të dalë hapur. Zgjatja e këtij procesi për Shqipërinë është kosto e rëndë sepse mban të pasigurtë gjyqtarët prokurorët nën presionin e politikës”, tha Meta.

Ai gjithashtu i bëri thirrje opozitës të dalë me një qëndrim të hapur në lidhje me këtë çështje.

“Kush i ka çuar pyetjet, Vetëm një palë apo të dyja palët kanë çuar pyetje të përbashkëta. Kuvendi në rast se njëra palë i ka çuar edhe në emër të palës tjetër. Venecia nuk ka ndonjë shqetësim nëse zgjatet vettingu.

Venecia për shkak të fakteve që mblodhi dhe dëgjoi nga të gjithë në variantin e parë kishte një paragraf shumë të rëndë për vettingun. Kam sjellë një dokument më 18 qershor 2020 kur përfaqësuesja e një institucioni të fuqishëm, një nga financuesit e Komisionit të Venecias, i thotë që ne jemi të shqetësuar që rekomandimi në paragrafin 183 mund të perceptohet në mënyrë të gabuar si vënie në pikëpyetje e procesit të vettingut.

Pastaj thotë që për të korrigjuar këtë pikëpyetje që është vënë, ne thotë me respekt që paragrafi 82, këto që keni thënë këtu zbuteni në mënyrë të përgjithshme që keni pasur vështirësi për të marrë informacion nga institucionet shqiptare. Do opozita ta votojë?

Le ta votojë por të dalë hapur, të mos fshihet pas Venecias. Jam i sigurt që ata të huajt që po na ndihmojmë nuk janë kundër që të zgjatet sa më shumë vettingu sepse pagat që marrin janë shumë më të larta se në vendin e tyre”, deklaroi Meta./albeu.com