Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-Presidentin Bujar Nishani pas vdekjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar me dekoratën më të lartë të shtetit paraardhësin e tij Bujar Nishani.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes) me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.
Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”.

Nishani ndërroi jetë pas komplikacioneve shëndetësore për shkak të COVID-19 në një spital në Berlin. Gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të ketë homazhe në nderim të tij.


Shtuar 1.06.2022 17:52