Meta: Uroj që sakrificat e besimtarëve të na frymëzojnë për një shoqëri më solidare

Presidenti Ilir Meta gjatë një deklarate për media nga selia e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ka uruar Fitër Bajramin. Meta tha se ishte një kënaqësi për të të takohej me udhëheqësit e Komunitetit Mysliman dhe uroi të gjithë besimtarët, duke shpresuar që sakrificat e tyre të shërbejnë si një frymëzim për një shoqëri më të drejtë.

Duke i uruar të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë.

Shpreh mirënjohje për ndihmat që kanë dhënë për të sëmurët dhe pamundurit. Uroj që këto sakrifica të na shërbejnë për një shoqëri më solidare dhe më të drejtë”, deklaroi Meta./albeu.com

Shtuar 13.05.2021 10:51