Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës së boksit, Ahmet Golemi.
Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i shpreh ngushëllime familjes dhe shkruan se, pinoeri i boksit do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë.
Postimi i Metës:
I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, “Kasus Klejit shqiptar”, Ahmet Golemi.
Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në “duel” edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t’u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.
Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.
Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.
Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt!/albeu.com