Meta përsërit deklaratën “bombë”: Kryeministri ka kartelë psikiatrike!

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Në një komunikim për gazetarët me tone më të ashpra, Kreu i Shtetit tha se Rama ka një kartelë psikiatrike, të cilën do ta tregojë në 25 prill dhe do të kërkojë mëshirë.

“Në 26 prill jam i sigurt që Vlora do të bëjë më të mirën për ta trajtuar në spitalin psikiatrik. Por nuk është kjo detyra, detyra janë është të ndalojmë Damianin, i cili po përdoret.

Kryeministri në detyrë ka një avantazh, urdhëron drejtorët të shkelin ligjin. Ka një kartelë të psikiatrisë që në kohën e komunizmit. Në datën 25 prill në darkë kur Vlora dhe Shqipëria të thotë fjalën e saj, ai do nxjerrë kartelën dhe do kërkojë mëshirë për shkeljet që ka bërë.

 

 

Shtuar 10.04.2021 07:04