Meta për ngjarjen në Elbasan: Atje policia bëhet palë me krimin dhe me Taulant Ballën

Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Elbasan.

Ai ka thënë se nuk mund të flasë akoma pa u qartësuar ngjarja, por ka shtuar se Elbasani është një nga qytetet më problematike ndërsa gjendja mbetet kritike.

“Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit. Nuk mund të flas pa pasur të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjeve. Dihet që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike. Kandidatë të dosjes së Shijakut dhe të Dibrës janë përsëri kandidatë. Ajo që është shqetësuese në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore që janë denoncuar i takojnë këtij qarku. Prokuroria është tërësisht e njëanshme dhe po kështu kam kërkuar nga kreu i SHISH vëmendje të veçantë.

Dihet që policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale por gjithmonë të lidhura me Taulantin. Ftoj organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt apo preferencë partiake. Do mbajnë përgjegjësi. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Dhe kaq sa kanë ndodhur janë cenuar mjaft. Të nisen të gjithë drejt 25 prillit, votat e tyre do numërohen pikë për pikë. Çdo njeri në administratë që përfshihet në krim zgjedhor, përjetësisht nuk do ketë më vend në administratën publike. Nuk ka gjë më të shenjtë se vota e lirë dhe e barabartë. Administrata është aty për t’i shërbyer qytetarëve”, deklaroi Presidenti Meta. /albeu.com/

 

 

 

 

 

 

 

/albeu.com/

 

 


Shtuar 21.04.2021 15:26