Në ceremoninë e hapjes së stërvitjes së “Defender Europe 21” në Durrës janë bërë bashkë si rrallë herë Rama e Meta.
Në fjalën e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë ndër të tjera tha se ky është një test i shkëlqyer për të njohur mjedisin rajonal dhe se pjesëmarrësit do të mbeten të mbresëlënë nga mikpritja që do t’u bëhet nga shqiptarët sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut.
Fjala e Metës:
“Kjo stërvitje ushtarake mbledh së bashku mijëra trupa ushtarake, do të jetë stërvitja e parë që NATO mban në rajonin tonë.
NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë, dhe mbështetja e kombit tonë shqiptar ka qenë gjithmonë e pakushtëzuar. Kjo është një stërvitja ushtarake shumëkombëshe, ku forcat tona jo vetëm do mbështesin forcat që do të mbërrijnë por do të jenë aktive me nurin e tyre prej një personeli 1000 vetash.
Kjo ju jep mundësinë focave tona ushtarake, të rrisin nivelin e tyre të ekspertizës. Cdo ushtrim është një test dhe rast i shkwlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal dhe në këtë mënyrë është e rëndësishme shumë.
Si presideëntt i republikës jam i sigurt që duke respektuar të gjitha protokollet e shpallura për të ruajtur masat kundër covid-19. Jam i sigurt që të gjithë pjesëmarrësit, do të mbeten të mbresëlënë nga mikpritja që do t’u bëhet nga shqiptarët sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut. Miqësia jonë është e hershme, daton para se poeti i SHBA t’i thurte një poezi mbrotjësit të Europës nga barbarët, heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Jam i sigurt që përmes kësaj stërvitje të madhe do të tregojmë që jemi të gatshëm të mbrojmë vlerat e arsyes dhe të sigurisë jo vetëm në Europë por edhe më gjerë.”