Meta paralajmëron daljen në Bulevard: Po fitoi Rama nuk e dekretoj

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është shprehur se nëse Edi Rama ditën e diel do të fitojë 71 mandate “në mënyrë demokratike”, nuk do ia japë dekretin për të formuar qeverinë, por do i dërgojë dorëheqjen e tij në zarf dhe do të dalë në bulevard nga zyra e kreut të shtetit për të dalë në bulevard.

Kreu i shtetit tha se Mziu ka gabuar, por i kërkoi që të vijonte fushatën. “E para zoti Mziu ka bërë gabim nëse ka bërë atë deklaratë, e dyta ka kërkuar ndjesë, e treta të vazhdojë fushatën dhe së katërti SPAK të merret me Ramën. Unë e di që SPAK nuk e arreston dot Ramën, por të paktën atë të AKSHI-t ta arrestojë” tha Meta te SyriTv. Mziu kërkoi falje, por Edi Rama u shpreh se ndjesa e tij nuk i duhet as dreqit.

Presidenti nuk ka besim që vrasja në Elbasan do të zbardhet. “Prokuroria e Elbasanit është në konflikt interesi për zbardhjen e ngjarjes, pasi marrin pjesë në fushatë, kanë një kandidat. Si filloi ngjarja, si vazhdoi, dhe cilët janë të përfshirë, ata kanë pasur precedent penal, a kanë qenë aty drejtues të policisë, kush kishte arme me dhe pa leje, kush goditi i pari? Unë nuk kam marrë përgjigje, kur ti marrim në maj kur të vriten të tjerë” tha ai.


Shtuar 23.04.2021 21:53

Tags: