Basha i bindur në fitore: Njerëzit kanë besim në ndryshim (VIDEO)

Lulzim Basha ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë një bashkëqeverisje mes tij dhe Edi Ramës.

“Në mënyrë absolute nuk ka për të pasur bashkëqeverisje me Edi Ramën..”, tha Basha, ndërsa i është përgjigjur pyetjes nëse rrezikojnë vendin e punës ata që punojnë në administrata nëse fiton PD duke thene se jo.

“Ti e di që zgjedhjet në këtë vend në përgjithësi vidhen. Ç’është ky gëzim i madh? Me këto që po shohim këto ditë është një ambicie e madhe për t’i kapur”, i tha Çani Lulzim Bashës. “Çfarë është ai gëzim? Është rikthim i shpresës, ata kanë besim tek ndryshimi. Prandaj them se do jenë zgjedhjet më masive në 30 vite histori. Përsa i takon vullnetit të shqiptarëve, jemi të gjithë bashkë të dielën për ndryshim”, u përgjigj Basha.

 

 

 


Shtuar 23.04.2021 21:58