Presidenti i vendit Ilir Meta u ka dhënë një mesazh të rinjve shqiptarë të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje të së dielës.
Duke ndarë një foto nga tubimi i 2 Marsit të 2020-tës, që u quajt manifesti në mbrojtje të Kushtetutës, Meta thotë se të rinjtë dhe të rejat janë enegjia që i duhet vendit për të ecur përpara.
“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju! Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës. Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri !
Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj!”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale. /albeu.com/