Meta: Nuk do të paraqitem në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në Euronews, ka deklaruar se nuk do të paraqitet në seancën për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, më 1 shkurt.

Meta tha se nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.

“Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se, Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim. Me datën 1 shkurt Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për këtë çështje.

Shtuar 26.01.2022 21:22