Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force në zonën e “Astirit”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta thekson se po mbaron koha e arrogancës me qyteëtarët dhe po afron koha e llogaridhënies.
Meta përsëriti mesazhin se “ndryshimi do të nisë nga Tirana”.
“ Ndryshimi do të nisë nga Tirana! Ky ishte besimi që ndamë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë të Lirisë në zonën e “Astirit”.
Koha e arrogancës me qytetarët po mbaron! Koha e Llogaridhënies po afron”, shkruan Ilir Meta në Facebook.