Meta me tone të larta: Ramës dhe Nanos nuk ua jap kurrë votën time për President!

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme dy politikanët e vetëm të cilët ai nuk i voton kurrë për President të Shqipërisë.

Gjatë një interviste televizive, Meta deklaroi se dy personat janë Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Fatos Nano.

Deklarata: Kurrë nuk do t’ia jepja votën time për President. Kam thënë për dy persona që nuk do ua jepja votën.

Dhe ata janë z. Nano dhe z. Rama. Z. Nanon ia kam thënë gjithmonë. Dhe ia kam thënë që kot që ulemi dhe ti e ke hallin e kësaj gjësë, dhe unë ty votën për këtë gjë nuk ta jap. Edhe z. Rama.

Dhe mendoj dhe apeloj, që duhet menduar që për institucionin e presidentit të ketë një vëmendje të shtuar. Dhe është rendësishme që në të ardhmen të ketë një President me më shumë kompetenca për të ruajtur presidentin nga dhuna e pushtetit. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2021 23:02