Meta me kapuç, Blushi sqaron çfarë fshihet pas fotos që bëri xhiron e rrjetit (VIDEO)

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka shpjeguar pamjet që qarkulluan në media, ku dukej Meta me kapuç, pamje për të cilat kryeminisrti Edi Rama u shpreh se në këtë mënyrë Meta takohet me subjektet e OFL.

Ndërkaq, Blushi ka publikuar një video dhe sqaron se Meta ka qenë në një lokal në fshatin Shën Pjetër, në pronësi të kryetarit socialist të Gjirit të Lalëzit. Sipas Blushit ky i fundit e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqenëse kishte ndaluar në lokalin e tij.

Reagimi i plotë:

Lokali në fshatin Shën Pjetër, ku Presidenti Meta shfaqet në këtë video me kapuç, është pronë e një kryetari socialist në Gjirin e Lalëzit, i cili e ka takuar Presidentin Meta në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë së Këlcyrës, qëllimisht jep një moment të prerë nga video, sepse po ta transmetonte të plotë, nuk do linte më mundësi për hamendësime.

Ndoshta Zëdhënësi i Mjerë i Bashkisë Këlcyrë e ka prerë videon si shenjë refleksi për të krasitur pamjet nga kamerat e sigurisë në hotelet e Këlcyrës dhe Përmetit, ku ai ka fjetur me Kryerilindasin, përfshirë dhe drekat me qershi në Peshtan.

Turp si përfundove kështu se ke patur goxha talent!

Mjerë Bashkia e Këlcyrës për Zëdhënësin e saj.

Për t’u qetësuar çoja SPAK-ut urgjent!

Bashkëlidhur dhe video, që ka publikuar sot Gazeta e Bashkisë Këlcyrë!


Shtuar 21.04.2021 22:26