Meta konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Pushtimi i Ukrainës minoi demokracinë, jemi krah NATO-s dhe BE-së

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mblodhi për rreth një orë Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Pas mbledhjes, Meta ka dalë në një deklaratë për media, ku është shprehur se këshillin e ka mbledhur për një rivlerësim të situatës.

Meta shprehur ngushëllime për jetët e humbur nga sulmi dhe tha se i bashkohet thirrjeve të NATOS ndaj Rusisë.

” Vendosa të thërras siguri këshillin e sigurisë kombëtare për një rivlerësim të situatës, vlerësuan situatën, edhe një herë dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, përbën rrezik dhe cenon sigurinë e paqen në glob. Si Presidenti i Shqipërisë shpreh ngushëllimet për jetën e humbura dhe solidaritet  mbi popullin ukrainas. I bashkohemi thirrjeve të NATO-s ndaj Rusisë  për të braktisur rrugën e dhunës. “Me këtë rast edhe njëherë dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin ushtarak të Rusisë. Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe pajustifikueshëm, përbën shkelje të rëndë ndërkombëtare, minon sigurinë, demokracinë dhe paqen.”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 19:38