Ilir Meta ka reaguar pas protestës së sotme të opzitës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.
“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!
Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shkruan Meta.
Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt, por përfaqësues të Partisë së Lirisë ishin të pranishëm. /vizionplus.tv